Erik Fullani zakonisht ka tërhequr vëmëndjen e mediave sa i përket femrave të jetës së tij.
Por këtë herë, djali i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë përmendet për diçka tjetër. Eriku është acaruar me disa persona të cilët si duket e kanë akuzuar atë dhe babain e tij se iu kanë vjedhur paratë.
Pasi e nis me një status kushtuar atyre, ku thotë: “Shoh disa komente negative në një rrjet social për mua. Hera e parë që i hap me imtësi. Po shihja çfarë lloj shtrese komenton. Në vijim do të keni disa foto të bukuroshëve që pretendojnë se u janë vjedhur lekët”, ai merr vërtet hak duke publikuar në Instastorie-n e tij fotot e personave që pretedonjë se u janë vjedhur paratë.
Që herë tjetër të mendoheni dy herë para se ta nevrikosni sërish Erikun!