Duket se shumë gjëra ndryshojnë me kalimin e viteve.
Veçanërisht veshja, të paktën me çfarë tregon Ledion Liço. Moderatori i njohur ka postuar një foto gazmore ku tregohen dy momente të ndryshme, si shkohet në punë ditën e parë dhe si shkohet tani. Në foton e parë djali, që është aktori Shia LaBeouf, vishet me kostum, ndërsa tek e dyta në mënyrën më sportive të mundshme, mundësisht me çfarë i kanë gjetur duart në mëngjes ndërkohë që ishte ende përgjumësh. Në mbishkrimin e fotos Ledioni thotë se e njëjta gjë i ndodh edhe atij. Edhe pse kemi dyshimet tonë nëse Ledioni shkon në punë i veshur si punëtor krahu, ndoshta rehatia mbi elegancën është një nga efektet e të qenit baba i ri.