INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dedikim? U zunë për Elvana Gjatën para 7 vitesh, këngëtarja shqiptare rikthehet me Flori Mumajesin dhe i nxjerr sekretin! [FOTO]

Dedikim? U zunë për Elvana Gjatën para 7 vitesh, këngëtarja shqiptare rikthehet me Flori Mumajesin dhe i nxjerr sekretin! [FOTO]

Publikuar më: 19:08 16-01-2019

2018-ta u mbyll me shumë suksese për Flori Mumajesin: Projekte të reja që u pëlqyen shumë nga fansat dhe çmimi i parë në festivalin ‘Kënga Magjike’. Ai prej ditësh ka qenë në qendër të mediave rozë, jo vetëm për sukseset me hitet e tij, por edhe për aludimet në lidhje me jetën private pasi e kanë bërë disa herë të lidhur me këngëtare të njohur si Fifi apo Kejsi Tola.
Këngëtari dhe kantautori i suksesshëm është shprehur se vendimi më i vështirë i jetës së tij është të heq dorë nga muzika.

Ai tha se këtë gjë e ka menduar shpesh herë, por që nuk është dorëzuar ende.

“Vendimi më i vështirë i jetës time të shkëputem nga muzika… Dhe? Më vijnë shumë mesazhe që mi mbushin sytë me lot… Nuk jam dorëzuar ende dhe pse shpesh herë e mendoj vërtet! Ju dua,”-shkruajti Flori, duke shtuar: “E vërteta e pamundur.”

Por siç duket Flori se ka ndërmend të ndalet as në 2019. Nëse ju kujtohet, këngëtarja Eneda Tarifa dhe kantaurori Flori Mumajesi kanë pasur një debat shumë vite më parë në lidhje me këngën ‘Mamani nejën’.

Kenga ishte planifikuar të këndohej nga Eneda, por Flori ia ka dhënë Elvana Gjatës, pasi kishte përfunduar regjistrimi në versionin Tarifa. Kjo bëri që këngëtarët të shkëpusnin kontaktet me njëri-tjetrin.

Mirëpo, duket se që nga ajo kohë ka ndryshuar shumë gjëra dhe Eneda është rikthyer përsëri në studion e Mumajesit.

Pas bashkëpunimit “Mori” me Brunon dhe Getoar Selimin, duket se kantautori i njohur do të sjellë një këngë me Eneda Tarifën!
Lajmin e bëri të ditur vet këngëtarja e ftuar në emisionin “Rudina”. Eneda nuk zbuloi çfarë zhanri do të jetë kënga, por tregoi se mund të publikohet nga muaji mars.

prime.png

Article Logic
Execution time: 0.0042030811309814