IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Do i shërbejë për mirë skandali? Në klipin e ri Loredana duket si GANGSTERE, por ja ç’shkruajnë mediat zvicerane! [FOTO]

Do i shërbejë për mirë skandali? Në klipin e ri Loredana duket si GANGSTERE, por ja ç’shkruajnë mediat zvicerane! [FOTO]

Publikuar më: 18:03 18-05-2019

Rasti i Loredanës ka qenë një ndër më të diskutuarit në media ditët e fundit. Këngëtarja shqiptare thuhet se kishte marr 900.000 franga nga një çift zviceran, akuza këto që Loredana i hodhi poshtë duke treguar se lekët janë dhënë me dëshirë të plotë nga ana e Petrës dhe bashkëshortit të saj.

Ndërkohë që ajo dhe anëtarë të tjerë të familjes së saj po hetohen, mediat zvicerane kanë shkruar shumë për këngëtaren shqiptare duke zbuluar shumë të pathëna nga jeta e saj.

Mirëpo ajo duket se po ecën përpara me jetën e karrierën dhe thuhet se ka gati klipin e ri. Nga pamjet që pamë realisht partnerja e Mozzik duket një gangstere e vërtetë.

Siç mund ta shikoni edhe në fotot e mëposhtme të bëra publike nga “Prive.al” bukuroshja shfaqet e veshur me të zeza, me syze të mëdha dhe me një armë në dorë.

Rikujtojmë se reperja kësaj here vendosi që xhirimet t’i zhvillonte në Prishtinë dhe raportohet se edhe pak ditë na ndajnë nga publikimi i këngës së saj të re.

Për këtë klip ka folur edhe media e njohur zvicerane blick.ch, ku shkruan se Loredana ka realizuar një klip si gangster me femra të veshura me uniforma e me armë.

CRIKETM.png

 

Burimi: https://www.blick.ch/news/schweiz/abzocke-drogen-diebstahl-so-kriminell-ist-der-loredana-clan-id15328966.html

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0039379596710205