Thuhet që rrjedha e dashurisë nuk është kurrë e qetë.
Dhe po të marrësh për bazë fjalët e fundit të Tyga, do të thonim se është makabre! Natyrisht që bëhet fjalë thjesht për tekstin e një kënge, dhe në të tilla raste gjithçka ekzagjerohet në mënyrë “artistike”, por sërish situata nuk është aspak e qetë. Madje duket se marrëdhënia me Kylie dhe reperit të saj “të parë” ka mbaruar shumë keq, pasi në këngën “Playboy”, ai e bën të duket sikur bukuroshja 19 vjeçare ka shërbyer si tapeti ku fshin këmbët. Megjithatë një reagim i tillë duket tipik, veçanërisht pas faktit se Kylie duket qartë që ka ecur përpara sa hap e mbyll sytë. Ajo është shfaqur shumë intime në publik me Travis Scott, dhe duket se ka shkaktuar fort edhe xhelozinë e Tyga.