Reperi i njohur i publikut shqiptar, Lyricalson ka ndarë herë pas here momentet më të ëmbla pranë më të dashurave të tij bashkëshortes dhe vajzës, duke treguar edhe në rrjetet sociale se shumicën e kohës përpos koncerteve, ndodhet pranë tyre.
Së fundmi artisti ka publikuar disa foto me vajzën në krah, teksa i ka dedikuar asaj edhe një shkrim plot dashuri. “Do jem gjithmonë aty për ty”, ka shkruar Lyrical në postin e tij më të fundit në ‘Instagram’ ku shfaqet mjaft i qeshur së bashku me të voglën e tij.
Kujtojmë se përveç kohës në familje, reperi ka qenë mjaft aktiv në koncerte të shumta, por dhe duke sjellë projekte muzikore të ndryshme të cilat janë pritur gjithmonë mirë nga fansat e tij dhe numërojnë miliona klikime në kanalin e ‘Youtube’.