“Big Brother VIP” do të prezantohet nga Arbana Osmani dhe lajmin e konfirmoi sot vetë moderatorja. Arbana ka realizuar edhe një intervistë me fansat në Instagram duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre.
Moderatorja ka zbuluar se "Big Brother VIP" do të nisë në tetor dhe çmimi i madh do të jetë 100.000 Euro.
Të gjithë presin që Arbana të zbulojë emrin e ndonjë konkurrenti, por emri i parë që ajo zbuloi është ai i producentes, Lori Hoxha.
“Është një skuadër që të jep veç frymëzim dhe motivim për të punuar. Është një frymë që të kujton pak kohën e Tanit ndoshta nga përfshirja e Lorit, ndoshta se na ka marrë malli për spektakle live, ndoshta sepse pritshmëritë janë të mëdha dhe përgjegjësitë akoma më të mëdha”, shkroi Arbana.
Moderatorja nuk zbuloi as opinionistin duke e lënë surprizë ashtu si dhe konkurrentët.