Prej disa muajsh Marina Vjollcën nuk e kemi parë aktive me ndonjë emision të ri. Dhe bukuroshja shqiptare së fundmi ka dhënë lajmin e gëzuar për fansat, pasi po rikthehet pas një kohe të gjatë në ekran. Biondja ka hedhur një video në llogarinë e saj personale, Instagram, teksa shfaqet në promon e re dhe duket mjaft atraktive.
Mirëpo këtij lajmi i është gëzuar motra e saj Luana, e cila ka ndarë një video nga festa e ditëlindjes së saj, ku shkroi disa fjalë për Marinën.
“Marina Vjollca mezi po pres te te shoh si do shkelqen ne ekran drita ime”, janë fjalët e Luanës e cila me shumë mundësi mund të jetë “rivalja” e motrës pasi emisionet e tyre do të shfaqen në të njejtën orë.