Me shumë mundësi ajo që do të lexoni më pas do t'ju duket shumë e çuditshme, e megjithatë është e vërtetë: Hiri i Michael Jackson është mbyllur në disa bizhuteri në pronësi të tre fëmijëve të mbretit të pop.
Ky lajm i pazakontë dhe e pa dëgjuar më parë vjen nga revista Radar Online, lajm i cili është thënë nga një burim i afërt me familjen Jackson.
Ky burim thotë që tre fëmijët e mbretit pop, Jacksonit Paris, Prince e Blanket ruajnë në bizhuteritë e tyre në mënyrë fanatike hirin e babait.
Fillimisht hiri u mbyll në bizhuteritë në formën e zemrave të thyera, por më pas e kanë transferuar në bizhu të reja.
Tre fëmijët e mbretit pop shumë rrallë i vënë këto bizhuteri në dalje publike pasi kanë frikë se mos i humbasin.
Sipas këtij burimi kjo ishte dhe kërkesa e fundit e Michael Jackson dhe familja e mbajti sekretin për arsye sigurie.
Në fund ishte Katherine, nëna e Michael Jackson , e cila e ka treguar lajmin për miqtë e besuar.
Hiri i mbetur u shpërnda në Neverland, ku ylli i pop u gjet i vdekur.