E kemi parë të ndryshojë look për role të ndryshme në ‘Portokalli’, por si këtë herë, jo.
Deri tani kishte luajtur me ngjyrën e flokëve dhe pak me modelin, ndërsa këtë herë na është shfaqur si një ‘rasta girl’. Albana Ferhati, ose ‘Bukra’ siç njihet në njërin nga rolet e saj, ka postuar në llogarinë e Instagram një foto me flokët bionde, një pjesë të të cilave të bëra gërshet dhe të kapura lart në kokë, ndërsa pjesa e poshtme e prerë shumë shkurt. Mendoni se i shkojnë?