Trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci ka premtuar se do të mësojë himin e Kombëtares shqiptare për ta kënduar ashtu siç bënte De Biasi.
Në një deklaratë për mediat, tekniku italian nënvizoi se gjatë kohës së lirë do të mësojë gjuhën shqipe e cila që do t’i nevojiten atij për të komunikuar më lehtë me lojtarët kuqezi.
“Gjatë kohës kur të kem kohë të lirë do të mësoj gjuhën shqipe, natyrisht do të mësoj fjalët më të përdorshme. Për himnin kombëtar do të përpiqem ta mësoj dhe më pas ta këndoj në çdo ndeshje”, u shpreh ai.