Linda Rei është një nga personazhet më të komentuara së fundi në rrjetet sociale për faktin se ka bërë objekt të postimeve të saj, koreografin e njohur Albi Nako dhe balerinën e prezantuesen e motit në “Tv Klan”, Alba Hoxhën. Duke qenë se u largua me hatërmbetje nga spektakli “Dance ëith me”, ndjekësit menduan se diçka mund të kishte ndodhur në paskuinta mes saj dhe balerinës së trupës së Nakos. Ajo ka folur për “Panorama Plus” duke zbuluar për herë të parë historinë që fshihet pas postimeve të saj thumbuese dhe ftesën e dasmës që pret nga çifti.
Ke pak ditë që nuk rresht me postime ku duket se i je vënë këmba-këmbës balerinës së “Klan”-it, Alba Hoxhës. Ke ndonjë inat me të?
(Qesh) Histori e vjetër qëkur isha pjesë e “Dance ëith me”. Mbaj mend që dikush thoshte se kemi një hije, pra, që ngjajmë pak me njëra-tjetrën. Më pas, kur shkurtova flokët, po shikoja veten në foto dhe po mendoja se kush më kujtohet dhe më erdhi në mendje pikërisht Alba. Pastaj, meqë unë jam pak “tarallake” e më pëlqen të bëj humor shpesh (edhe pse humorin tim pak e kapin), e hodha në “Instastory”, duke ngacmuar Albi Nakon. Nejse, unë e kisha kuptuar që kur isha në “Dance ëith me”, që mes dy pëllumbave po ndërtohej një fole. (qesh)
Si i priti Alba ngacmimet publike, patët ndonjë fërkim?
Postimet e mia normalisht që Alba i mori me të qeshur, edhe pse nuk e prisja. Gjithsesi, mua Albi më kupton shumë mirë dhe e mora këtë konfidencë nga ai. Pastaj Alba është totalisht ndryshe nga unë si karakter dhe unë u argëtova tek bëja krahasimet me ngjashmërinë tonë dhe me ato komentet, si për shembull: si vishem për te vjehrra me Albën dhe si vishem normalisht unë… Nejse, ishte thjesht një shaka dhe jam shumë e lumtur për të, sepse me të vërtetë një nga personat që admiroj më shumë është Albi Nako, pasi ka një inteligjencë të paparë, aq sa shpesh herë kuptoheshim vetëm duke u parë në sy.
Keni qenë shoqe gjatë spektalit “Dance WIth me”?
Me Albën nuk është se kemi qenë shoqe, thjesht shiheshim në prova për spektaklin. (qesh) Një herë jemi zënë gati, se unë bëra një batutë për velinat dhe ajo u mërzit. Por siç thashë më parë, batutat e mia shpesh janë pak provokative dhe me një të vërtetë brenda dhe ndaj ajo u mërzit. (qesh) Kurse unë me Albin qeshnim, se kur bëra batutën u kuptua që ishte për një person tjetër, por unë thashë “velinë”, që të mos i përmendja emrin. Ajo e mori si personale dhe më erdhi keq se unë pak ditë më pas lashë programin dhe nuk është se arrita ta sqaroja.
Domethënë, ti nuk do t’i ndash si çift ashtu siç je komentuar në mediat online?
Jo, por do e mbaj rezervë, duke qenë se me një intervistën time mora namin që dua të ndaj çifte. (qesh) Akoma s’kam marrë Robert Berishën, e pas tij e ka radhën Albi. Bëj shaka, po normalisht që Albin e dua shumë, por e dua sikur ta kem njeriun tim, aq më ka hyrë në zemër.
Ruani miqësi me koregrafin e “Dance ëith me”, produksioni me të cilin nuk u ndave mirë?
Po normalisht, të paktën me Albin 101%.
Si e sheh marrëdhënien e tij me Albën, pasi flitet se janë fejuar, por ata s’kanë pranuar asgjë?
Po u martuan, pres ftesën me padurim. Normale që mund të martohen se i kanë qejf dasmat shqiptarët. Pak oriz, pak raki, ca lot dhe çarcafin në dritare të nesërmen në mëngjes si e do tradita.