INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Do martohemi se s'bën”,  i riu nga Skrapari e rrëmben me dhunë dhe e fut në makinë...

“Do martohemi se s'bën”, i riu nga Skrapari e rrëmben me dhunë dhe e fut në makinë...

Publikuar më: 11:30 06-09-2017

Akuzohet për rrëmbim dhe kapje me forcë, i riu 28 vjeçar po hetohet në gjendje të lire.  Ja deklarata e vajzës:

“Më mori me dhunë në makinë, dhe më kërcënoi që të martohesha me të”, tha vajza 20-vjeçare.  Akuza kundrejt L.T,  është bërë nga vetë vajza me iniciale L.Sh.

Policia ka njoftuar se: - Me datë 05.08.2017, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L.T 28-vjeç, banues ne Skrapar, pasi në bazë të kallëzimit të bërë nga shtetësia L.SH 20 vjeçe, banuese në Skrapar, dyshohet se shtetasi L.T e ka marrë me forcë dhe pa dëshirën e saj në mjetin e tij dhe i ka bërë presion për martesë. Materialet i kaluan prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Presion apo pengim për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjedhur martesë”, parashikuar nga nenet 130-110 të Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.0037240982055664