INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do martoheshin, koronavirusi ndan çiftin e njohur turk [FOTO]

Do martoheshin, koronavirusi ndan çiftin e njohur turk [FOTO]

Publikuar më: 12:25 31-10-2020

Aktorja turke Zehra Yilmaz, e njohur edhe si Melisa nga seriali “Xhenet”, tre muaj më parë mori propozim për martesë nga partneri i saj, këngëtari Cem Belevi. Ai i propozoi për martesë aktores në një ambient shumë romantik pranë detit. Edhe pse pritej që çifti këtë vit të martohej, ata janë detyruar të qëndrojnë të ndarë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari duke u shprehur se ata po marrin një pushim nga njëri-tjetri. Çifti ka vendosur të mos zgjedhin datën e martesës sepse do të shohin si do ecë marrëdhënia e tyre gjatë kësaj kohe. “Donim të merrnim një pushim për shkak të pandemisë, por edhe sepse familja e Zehras është në Azerbajxhan”-tha këngëtari. “Prindërit e mi jetojnë në Baku. Nuk do ishte koha e duhur për ne që të mbajmë dasmë. Kemi vendosur ta shtyjmë datën edhe për shkak të pandemisë”-u shpreh aktorja. Sipas mediave turke çifti nuk e kanë shkëputur plotësisht lidhjen e tyre pasi ende komunikojnë me njëri-tjetrin.

79744327-9E8D-40E6-BA9D-3E8452C68B71-300x200.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035998821258545