Në ditën e sotme qarkulloi një lajm se trashëgimtarja e Top Media do të martohet këtë korrik pranë liqenit të Como-s në Itali. Madje në median e shkruar u përfol se ajo dhe Sara do të martohen të dyja në të njëjtën ditë dhe këtyre thashethemeve Hoxha u ka dhënë fund.E ftuara në emisionin “You&Me” Lori ‘thyen akullin’, rrëfen të vërtetën mbi dasmën e saj me Vis Bajraktarin.
“-A do të martohet Lori në korrik?
-Jo nuk do të martohem unë.
-Do martohet Sara domethënë?
-Pse nuk ftoni Sarën këtu? As Sara nuk do të martohet në korrik. Qëparë po lexoja një lajm ku thonin se do të martohen të dyja në të njëjtën ditë. Do të jetë jo thjeshtë katunari, por trefish katunari.”, u shpreh Lori./intv.al/