Olsi Bylyku është një nga aktorët më të dashur për publikun i cili u bë i njohur me rolin e ‘Kimikatit’ në Portokalli.
Tani atë e shohim në BE Coffee një projekt tjetër i ndjekur nga shqiptarët dhe kohët e fundit ka qenë në qendër të mediave rozë jo vetëm për profesionin e tij, por edhe për lidhjen sentimentale me një vajzë shumë simpatike e cila quhet Egli.
Ai është shumë aktiv në rrjetet e tij sociale ku ndan me të gjithë publikun foto dhe video të ndryshme si nga jeta profesionale po ashtu dhe ajo private.
Së fundmi, ai ka postuar një video në llogarinë e tij të Instagramit ku shihet duke hequr pantallonat në mes të rrugës, për të veshur një palë të tjera.
Por teksa ai ishte duke u ndërruar, makina niset të ecë dhe Olsi vrapon pas saj me pantallona në dorë, ndërkohë që lë pas atletet.
“Mir qe nuk me shtiu na njoni per larask...”- ka shkruar aktori duke na bërë të qeshim akoma dhe më shumë.