Dhurata Dora është padiskutim një ndër këngëtaret më të mira shqiptare dhe shumë e pëlqyer nga publiku. Këtë e tregojnë fare mirë klikimet në YouTube, por edhe ndjekësit në rrjetet sociale.
Këngëtarja gjithmonë ka guxuar duke bërë shumë ndryshime në pamjen e saj. Edhe pse prej kohësh jemi mësuar duke e shikuar me flokët e zeza, së fundmi këngëtarja i ka habitur të gjithë teksa ka treguar nëpërmjet disa postimeve se ka ndryshuar look.
Ajo ka publikuar disa video ku shfaqet me flokët e shkurtra dhe ka ndryshuar ngjyrën e tyre duke i bërë me nuancat e ngjyrës së çokollatës.