Eni Koçi është një ndër këngëtaret më të preferuara pë publikun shqiptar dhe jashtë saj.
Eni dhe Genc Prelvukaj janë një nga çiftet që kanë shkaktuar shumë zhurmë në media me lidhjen e tyre. Dikur dyshonin nëse ata ishin bashkë, më pas dyshimet filluan për faktin nëse Genci preferohej nga familja e Enit.
Ishim mësuar ta shihnim gjithnjë me atë pamjen e një Barbie, flokët e gjatë biondë kanë qenë për një kohë3 të gjatë karakteristikë dalluese për Eni Koçin, por që si duket për këngëtaren ka ardhur koha për një ndryshim. Eni Koçi papritur është shfaqur me një pamje të re.
Artistja e re ka preferuar të ndryshojë look dhe të kthehet 3 vite pas në kohë te një ngjyrë që mesa duket vazhdon të jetë e preferuara e saj.
Këngëtarja i ka lyer flokët e gjatë në ngjyrë të kuqe të ndezur, siç i ka pasur edhe në 2016-ën.