Tayna është një nga reperet më të njohura e të komentuara të momentit, si për karrierën edhe për ‘look-un’ e saj.
Ajo ka sjellë projekte të ndryshme muzikore të cilat i ka kthyer në hite, por sigurisht që të gjithë biem dakord me faktin që ajo u bë e famshme pikërisht me kengën “Columbiana” me Don Phenom.
Së fundmi, reperja i ka befasuar të gjithë me postimet e saj në Instastory, ku shfaqet me një pamje të re.
Tayna shfaqet me flokë bjonde të prera shumë shkurt dhe e ka krahasuar veten e saj me personazhin e animuar “Dora eksploruesja”, për shkak të modelit të njëjtë të flokëve.
68232804_189902065377139_8164447955091921565_n from sonila on Vimeo.