Rike Roçi dhe dhe ish-bashkëshortja e futbollistit të njohur Xhemajlit, Erjona Sulejmani po kalojnë pushimet së bashku në Ibiza ku po argëtohen tej mase, të paktën kështu duket në postimet e tyre në rrjetet sociale.
Edhe pse nuk jetojnë në Shqipëri, të dyja e kanë jetën të lidhur ngushtë me vendlindjen ku rikthehen shpesh, herë për të kaluar kohë me miqtë dhe familjarët dhe herë për projekte televizive.
Fotot provokuese nga të dyja nuk mund të mungonin, pasi Erjona dhe Rike identifikohen me pozat tërheqëse, por këtë herë i kanë habitur të gjithë. Dy bukuroshet janë shfaqur “topless” dhe fotot i kanë publikuar në llogaritë e tyre në “Instagram”, ku nuk kanë munguar komentet e shumëllojshme nga ndjekësit e tyre.