Më 18 qershor të këtij viti moderatorja e njohur Jonida Vokshi dhe partneri i saj, Besnik Krapi, u bekuan me një vajzë.
Pas lindjes, Jonida i befasoi të gjithë me format e trupit të saj. Madje moderatorja vendosi të bëjë edhe një tjetër ndryshim në flokët e saj.
Së fundmi ajo ka postuar një foto në ‘Instagram’, ku ka befasuar edhe një herë të gjithë ndjekësit me format e saj, si një nënën e re.
Jonida ka postuar një foto nga ballkoni me bikini, ku shfaqet shumë seksi.
Mirëpo, krahas fotos, komenti që ka marrë më shumë vëmendje është pikërisht ai i bashkëshortit, Besnikut.
“Kush o kjo”, i shkruan ai.
Çifti këto ditë ndodhen me pushime në jug të vendit, tashmë së bashku me vogëlushen e tyre Emi.