INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do më bësh njeriun më të lumtur jashtë? Kiara Tito i bën Luizit premtimin që askush nuk e priste

Do më bësh njeriun më të lumtur jashtë? Kiara Tito i bën Luizit premtimin që askush nuk e priste

Publikuar më: 15:29 27-01-2023

Që në fillim të “Big Brother VIP2”, Luiz Ejlli ka shprehur një pëlqim për Kiara Titon. Me kalimin e ditëve brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, duket se ndjenjat e këngëtarit ndaj moderatores po rriten gjithnjë e më shumë.

Nga ana tjetër, Kiara i qëndron pranë, i ka shprehur një pëlqim, por Luizi kërkon më shumë. Prej disa javësh ai dëshiron ta puthë atë, por Tito nuk është ende e vendosur për këtë hap.

Gjatë ditës së djeshme ata të dy kanë pasur debate të ndryshe, ku Ejlli u shpreh se do të distancohet prej saj. Por kjo gjë nuk ndodhi pasi në darkë Luizi i ka shkuar pranë dhe e ka përqafuar dhe puthur siç ai bën gjithmonë.

E jo vetëm kaq, pasi Kiara i ka bërë një premtim që askush nuk e priste. Ajo i tha se kur të dalin jashtë do ta bëjë shumë të lumtur.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Do më bësh njeriun më të lumtur në botë kur të dalim jashtë?

Kiara: Po

Luizi: Ma jep fjalën

Kiara: Ta jap

Luizi: Seriozisht?

Kiara: Po pra

Article Logic
Execution time: 0.0034840106964111