Nuk qëndron dot gjatë larg nga partneri dhe duket se këtë e ka treguar me postimet e fundit.
Ata janë bërë prindër të një djali i cili me siguri është një arsye e fortë që të jenë pranë njëri-tjetrit. Vesa Luma ka postuar një foto të bërë në Prishtinën e mbuluar nga dëbora, ku shkruan: Do më marrë malli për borën në Prishtinë’. Vetëm pak kohë më parë këngëtarja dhe bashkëshorti i saj Big Basta, kanë rrëfyer se do të bënin atë që do të ishte më e mira për djalin e tyre. Dhe si duket vendimi është marrë që ata të dy të zhvendosen në SHBA.