Shkoi të merrte nusen por rrëzohet helikopteri. Ngjarja është shënuar paraditen e sotme në unazën e qytetit. Burime nga policia thanë se helikopteri ështe i një firme private dhe se kishte shkuar për të marrë nusen. Shkak i rrezimit të tij ka qenë manovrimi i gabuar i pilotit. Fatmirësisht nuk ka të lënduar. Ndërsa pasojat mund të kishin qenë fatale pasi është zonë e banuar. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet.