Trejsi Sejdini, modelja që u bë shumë e njohur nga videot virale të sherreve, po përgatitet për "Miss Universe" i cili do të mbahet pas disa javësh e ku bukuroshja do përfaqësojë vendin tonë.Gjatë këtyre ditëve Trejsi po poston shpesh foto në Instagram nga setet fotografike e në fotot e fundit vë në pah bukurinë e saj e jo format trupore.
Ajo shpesh herë është akuzuar për operacione plastike apo ndërhyrje të tjera, por nëpërmjet një postimi në Instagram, Trejsi ka mbyllur “gojët e liga” duke thënë se është totalisht natyrale, po botoks, pa operacione plastike dhe pa silikon. Madje ajo shkroi se i pëlqen shumë vetullat e saj.