Mevlani dhe Ledjana vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes me marrëdhënien e tyre që ka patur pafund luhatje. Ndonëse dolën bashkë nga emisioni, ata u duk se u ndanë përfundimisht pak javë më pas.
Ledjana Prenga ka dhënë së fundmi një intervistë për “60 sekonda” në Prive”, ku nuk kanë munguar pyetjet rreth Mevlanit.
E pyetur nëse do të përballet me Mevlanin në “Përputhen Prime”, ajo ka treguar se do të jetë në Stamboll. Më tej ish-konkurrentja ka shtuar se nuk do t’ia heqë kurrë bllokun në rrjete sociale.
Këto përgjigje nuk janë pritur mirë nga Mevlani, i cili i është përgjigjur me anë të një statusi.
“Edhe pse bon sikur s’më ke qejf, me mendjen te unë zgjohesh çdo mëngjes”, ka shkruar ai.