Prej disa ditësh vendi jonë është prekur nga koronavirusi. Menjëherë pas dy rasteve të para janë marrë masa të menjëhershme.
Janë ndaluar aktivitete, urbane, shkollat dhe çdo organizim që grumbullon shumë njerëz.
Në Shqipëri për Ditën e Verës ishte organizuar koncerti me këngëtarin me famë botërore Maluma, por u anulua.
Maluma kishte zhvilluar një tur botëror, ku përpara vendit tonë kishte planifikuar një datë koncerti në shtetin grek, ku pritej të performonte krah shqiptares Eleni Foureira, por edhe atë e ka anulluar.
Këngëtari kolumbian është shprehur se ndihet i trishtuar për marrjen e këtij vendimi, duke konfirmaue edhe një herë shtyrjen e koncerteve.
‘Jam i trishtuar sepse koncerti që do mbaja në Greqi do të shtyhen. Së shpejti do t’u japim datat e reja kur do zhvillohen. Dëshiroja shumë ti bëja këto koncertet por për shkak të koronavirusit duhet ti shtynim. Këtë vendim e morëm me organizatorët për të mirën e shëndetit tuaj, të ekipit dhe gjithë personave të tjerë. Shpresoj të më mirëkuptoni’, u shpreh në një video në Instastory.