INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do përjashtohen?! Fotot me Arjonin bënë xhiron e rrjetit, Ana ka diçka për t’i thënë autores së “Për’Puthen”: Ti je një…

Do përjashtohen?! Fotot me Arjonin bënë xhiron e rrjetit, Ana ka diçka për t’i thënë autores së “Për’Puthen”: Ti je një…

Publikuar më: 13:35 21-12-2020

Olsa Muhameti, autorja e “Përputhen” ka qenë së fundmi e ftuar në “N’Kosovë shoë”, ku ka folur më tepër mbi situatën e shumëpërfolur mes Anës dhe Arjonit. Ajo u shpreh se e ka shumë të vështirë të marri një vendim sepse dyshja kanë thyer rregullin kryesor të programit, por nga ana tjetër nuk do t’i penalizojë për një pasion që patën me njëri-tjetrin. Teksa ishte duke bërë intervistën, Olsa ka marrë një video-mesazh nga Ana, fjalët e së cilës e kanë emocionuar.

“Përshëndetje Olsa, kur m’u kërkua të bëj një videomesazh për ty pranova pa hezituar. E para sepse ti je një autore shumë e mirë dhe e dyta femër shumë e fortë. Dua të falenderoj nga thellësia e zemrës për mundësinë që më dhe për t’u bërë pjesë e “Përputhen”, për të gjithë këshillat, të bërtiturat, për gjithçka që je ti sepse nëse ti nuk do të ishe kështu siç je, më beso ai program nuk do të funksiononte. Faleminderit shumë, të dua shumë dhe më fal për të gjitha herët që të kam mërzitur”, u shpreh Ana ndërsa Olsa tha se teksa dëgjonte videomesazhin iu rrënqeth mishi.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0032951831817627