INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do përjashtohen? Pas publikimit të fotove, merret VENDIMI për Anën dhe Arjonin, por Atdheu bën veprimin e PAPRITUR!

Do përjashtohen? Pas publikimit të fotove, merret VENDIMI për Anën dhe Arjonin, por Atdheu bën veprimin e PAPRITUR!

Publikuar më: 10:38 04-01-2021

Pas publikimit të fotos ku Ana dhe Arjoni shiheshin në një shtrat, produksioni mori vendimin për t’i përjashtuar të dy ata nga Përputhen.

Në puntatën e parë në Përputhen Prime, në mbrëmjen e djeshme, moderatorja Bora Zemani bëri të ditur vendimin e Produksionit.

Tashmë Ana dhe Arjoni nuk do të jenë më pjesë e Përputhen.

Ndërkohë për vendimin në fjalë, Ana tha në studio se nuk u mërzit nga vendimi sepse dhe ajo vetë e donte këtë gjë duke qenë se tashmë është në një proces gjyqësor me Arjonin.

Sapo produksioni dha vendimin për Anën, Bora e pyeti nëse ajo ka ndonjë kërkesë të fundit dhe ajo kërkoi që Atdheu ta puthte. Nëse të gjithë menduam se do e puthte në faqe, Atdheu i la të gjithë pa fjalë, duke bërë të kundërtën.

Ai u ngrit dhe i dhuroi asaj një puthje në buzë dhe e mbajti të përqafuar për disa sekonda.

Pjesë nga biseda:

Ana: Kam një peng, Atdheun, më vjen shumë keq që nuk e pamë takimin e dytë të zhvilluar bashkë. Por nëse është Atdheu që njoh unë, nëpër takime flas, nuk do preferonte asnjëherë një femër si Sindi. Nëse është djali që unë kam njohur nëpër takime, Atdheu nuk do preferonte një femër si Sindi. Do më puthësh pak?

Atdheu: Do vazhdoj të qëndroj në program.

Ana: Ishte një puthje për të treguar që të kam xhan, ai do ulet aty dhe do gjejë dashurinë e jetës.

Atdheu: Ishte shumë bukur kjo. Unë do vazhdoj programin, por me Sidnin nuk kam arritur aty ku kam arritur me Anën.

Article Logic
Execution time: 0.0041220188140869