Pas skandalit të publikimit të fotove të saj me Beartin, Teas i ndodhi një e papritur. Profili i saj në Instagram u fshi gjithashtu edhe videoja e parë e saj në YouTube.
Megjithatë, kjo nuk ka zgjatur shumë. Ish-konkurrentja e “Përputhen” e ka rihapur adresën e saj, gjithashtu edhe videoja në YouTube është rikthyer. Numri i ndjekësve ka rënë ndjeshëm. Nga mbi 500 mijë, ajo ka aktualisht 480 mijë ndjekës.
Pasi ka rikthyer adresën e saj, Tea ka zbular se nuk do të dalë në asnjë intervistë, por do realizojë një mini-intervistë me ndjekësit, ku do u përgjigjet në një video. Siç duket, ajo është kthyer e vendosur për të dhënë shumë përgjigje dhe me siguri do plasen "bomba" të reja sepse ky term na ka shoqëruar gjatë këto kohë.