Beniada është nga banoret më të dashura brenda shtëpisë së Big Brother Vip.
Modelja e njohur njihet për jokompleksitetin dhe shprehjet e saj unike që vijnë edhe si pasojë se nuk di perfekt gjuhën shqipe.
Së fundmi një video e saj u bë virale.
Bukuroshja gjersa po dëgjonte në shtëpi këngën “Dale” të Kidës, Ledrit dhe Butrintit, ia ngatërroi disa herë emrin këtij të fundit duke shkaktuar shumë të qeshura.
“Batriti, Betriti, Betrinti, Betruti Betrunti”, thotë Beniada derisa dikush nga banorët e ndihmojë të thotë emrin e saktë.
Video që është shpërndarë kudo ka marr edhe vëmendjen e vet aristit.
“Betrini, Betrinti, Betrunti!”- shkroi ai në një status në Instastory. Dhe më pas e pasoi nga një tjetër vetëm me emoji duke qeshur me lot dhe me zemër dhe në të tretën shkruajti “You are so cute”.