Vetëm pak ditë më parë, Luana Vjollca ka lançuar këngën e saj të re të titulluar “Pa panik”. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, kënga u kthye menjëherë në #Trending në Shqipëri dhe jo vetëm, madje në vendin e #1 në YouTube.
Titulli i këngës ka përkuar rastësisht me situatën në të cilën ndodhemi, por në këto momente këngët e reja dhe sfidat e ndryshme në Instagram janë mënyra perfekte për të kaluar kohën.
Kështu që Luana mendoi shumë mirë për ne me lançimin e këngës, por mos mendoni se e la me kaq!
Videoja e fundit e moderatores në Instagram do ju bëjë të qeshni me lot!
Mbase shumë vajza do e kuptojnë më së miri kur ta shohin si Luana mundohet të bëjë një video ‘tutorial’ kur bën make-up. Por si duket nuk ia doli dot të jetë një vloggere dhe pse u mundua.
Ne mendojmë se Luana duhet të vazhdojë me këto video sepse jo vetëm ajo po qesh me atë që ka bërë, por edhe ne po qeshim me lot!