Edi Rama ka takuar fermerët e Maliqit, por dhe aty nuk ka lënë pa përmendur ish-kryeministrin Berisha duke thënë se me çfarë ushqehet ai. Në mënyrë simbolike në lidhje me kafshët e zhdukura apo të rralla në vende ai tha se dhe ato i ka ngrënë Saliu.
“Fazanët dhe kapronjtë i hëngri Saliu, koha e Saliut. Si quhet ai pelikani ai në Karavasta... kaçurel, iku se iu bë jeta kaçurel nga Saliu, sot është rikthyer. Jeta atje është bërë e pabesueshme, janë rikthyer cicërimat, edhe këtu pylli i fazanëve dhe kapronjve është shumë i madh. Do sjellë gjithmonë e më shumë njerëz në turizëm,” – tha Rama.