INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do ribashkohen?! Mevlani flet TROÇ dhe emocionohet kur flet për ndarjen nga Ledjana: Më mungon…

Do ribashkohen?! Mevlani flet TROÇ dhe emocionohet kur flet për ndarjen nga Ledjana: Më mungon…

Publikuar më: 15:33 03-06-2021

Mevlan Shaba ishte sot i ftuar në emisionin “Shqipëria LIVE” në Top Channel ku foli për rrugëtimin e tij televiziv në “Për’puthen”, e jo vetëm. 33 vjeçari zbuloi edhe planet e tij në karrierë, ndërkohë që u ndal edhe te raportet që ruan me ish-konkurrentet. Megjithëse doli çift me Ledjanën nga programi, ai pranoi se nuk ka më asnjë kontakt me të.

I pyetur për ‘trekëndëshin’ e dashurisë, Antonela- Ledjana-Mevlan, ky i fundit u shpreh se ka qenë tepër i shqetësuar dhe në një situatë tepër të vështirë mes dy vajzave. Por, tashmë që programi ka përfunduar ai thotë se zgjodhi të dilte prej aty me Ledjanën edhe pse tashmë nuk janë më bashkë.

Mevlani emocionohet teksa sheh në ekran fragmente nga takimet e tyre dhe thotë se nuk takohen më së bashku, por pranon që i mungon Ledjana.

Mevlani: Ju e keni parë mirë me kë femër kam dalë unë dhe cilën zgjodha. Nuk ishte një zgjedhje e detyruar. S’jemi bashkë, është e vërtetë. Kemi pasur gjithmonë debate të vogla, siç e kanë marrë vesh të gjithë shqiptarët punën e kokëfortësisë, edhe erdhi momenti që ne nuk po u takonim më dhe nuk po flisnim më. Mu duk në çudi që të linim njerëzit në dilemë dhe vendosa ta them. Ishte një gjë që nuk po funksiononte.

Flor Gjini: Po pse u emocionove sapo përmendëm Ledjanën?

Mevlani: Po emocionohem, e kam pëlqyer atë njeri, nuk mund ta mohoj. Na mungojnë ato fragmente të bukura që po sillni. Por janë gjëra që nuk jemi ne as të parët as të fundit, u shpreh Mevlani teksa theksoi se mundësisë për ribashkim “nuk mund t’i japë përgjigje”.

Article Logic
Execution time: 0.0031859874725342