Një ditë më parë, virale në rrjet u bë një foto në të cilën dukej Atdheu dhe Antonela duke darkuar, menjëherë pas së cilës nisën dyshimet se egziston një marrëdhënie mes dyshes. Në fakt, më vonë u zbulua se takimi po filmohej nga kameramanët e programit dhe nuk ishte një takim privat.
Mirëpo a do të rikthehet apo jo Atdheu në Përputhen?!
Nëpërmjet aplikacionit të programit është shuar edhe ky dyshim i ndjekësve.
Në TikTok po qarkullon deklarata e Atdheut. Mes të tjerash në të thuhet se ka qenë dëshirë e publikut dhe vajzave që ai të jetë sërish pjesë e “Përputhen”, deri në fund të sezonit i cili mbaron në muajin Qershor.