INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Do shfaqet ajo video me zë dhe figurë...”, gazetari Artan Hoxha “presion” kryeministrit Rama [FOTO]

“Do shfaqet ajo video me zë dhe figurë...”, gazetari Artan Hoxha “presion” kryeministrit Rama [FOTO]

Publikuar më: 20:23 25-10-2017

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me sulmin e kryeministrit Edi Rama kundrejt gazetarëve duke lëshuar një bombë të vërtetë.

Sipas gazetarit investigativ, halli i Ramës është  diku tjetër, më konkretisht tek ekzistenca e disa videove të regjistruara me zë e figurë. Hoxha nuk tregon për përmbajtjen e këtyre videove, por i premton kryeministrit se sikur të gjitha mediat të shuhen, sërish do të ketë një vend i cili do ta shfaqë atë video me zë e figurë.

 “Edi Rama, per fat te keq e fitoi dhe nje beteje tjeter, duke e larguar vemendjen e medias dhe opinionit publik nga ceshtja themelore drejt nje konflikti per motive “te dobeta” me reporteret e politikes.

Dhe te gjithe bejne si te indinjuar sikur Rama u soll per here te pare ne kete menyre me gazetaret, jo sikur sillet perdite si pronar i te gjitha mediave, drejtor i te gjitha mediave, kryeredaktor i te gjitha mediave…

Halli i vertete i kryeministrit eshte tjeter kund, te videot e rregjistruara me ze dhe figure. Aty s’te ndihmojme dot o pronar-Drejtor-kryeredaktor i te gjitha mediave ne vend.

Bej qejf sa ne krye te prokurorise te kesh Tik Llallen dhe Hajdarmaten qe e pergezon cdo nate per hetime te suksesshme Doktori, qe fshiu bythen me urdherarrestet e prokurorise me 21 janar. Per sa kohe prokuroret tane te tredhur nuk do guxojne te hetojne Kryeministrin Rama, presidentin Meta, ish-president dhe ish-kryeministrin Berisha, ne kete vend cudia me e madhe do te zgjase vetem tre dite dhe pastaj do harrohet.

Urime per fitoren e sotme zoti kryeminister, ….

por mos harro, qofte edhe njeri nga ne te mbetet ne kembe gjithnje do gjendet nje media brenda apo jashte vendit ku do shfaqet ajo video me ze dhe figure…” 

gazetaret.png

Article Logic
Execution time: 0.0042791366577148