INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do shkoni me pushime dimërore me të dashurin? Bëni këto 5 gjëra!

Do shkoni me pushime dimërore me të dashurin? Bëni këto 5 gjëra!

Publikuar më: 12:21 04-12-2018
Ja disa gjëra,sipas intv.al  që femrat duhet të kenë parasysh kur shkojnë me pushime dimërore me partnerin e tyre, pra cilat janë gjërat që ai vërtetë  dëshiron.
1. Ai dëshiron t’i planifikojë mirë pushimet
Një ndër gjërat që meshkujt duan përpara se të nisen me pushime, është planifikimi i tyre. Ata duan të jenë në rregull për çdo gjë dhe mos t’i rregullojnë gjërat gjatë pushimeve. Kjo gjë i bezdis dhe ndoshta mund t’jua vënë ju fajin. Prandaj, kujdes merrini mirë masat, përpara se të niseni diku me partnerin tuaj!
2. Seksi është i rëndësishëm
Pushimet ju japin mundësi për të shkuar në një vend të ri dhe për të bërë gjëra të ndryshme. Nëse ju ka kapur monotonia si çift, keni mundësinë më të mirë për ta bërë jetën seksuale edhe më të nxehtë. Meshkujve i pëlqen, që gjatë pushimeve, edhe jetën seksuale ta kenë sa më të mirë.
3.  Nuk dëshiron të ndajë detyrat
Kur shkoni me pushime, duhet të harroni ndarjen e punëve. Duhet të fokusoheni të njëri-tjetri dhe jo te gjërat që secili duhet të bëjë.
4. Mos hetoni  adresat e tij në rrjetet sociale
Nuk duhet të bëheni xheloze në lidhje me postimet që ai bën gjatë pushimeve. Mos e lodhni mendjen tuaj për të parë se kujt apo kush i ka bërë “like”, ose  “koment”. Lëreni të lirë, sepse duke e kontrolluar nuk do zgjidhni gjë. Ai që dëshiron t’ju gënjejë e bën edhe pa pasur fare rrjete sociale.
5. Secili ka preferencat e tij
Fakti që jeni me pushime së bashku, nuk do të thotë se duhet të vizitoni të njëjtat gjëra. Secili mund të ketë preferenca të ndryshme dhe nuk duhet ta impononi të shkoni në vendet që vetëm juve ju pëlqen. Ndoshta, sipas intv.al ai ka dëshirë të shkojë diku tjetër nga vendi që keni zgjedhur ju.
Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0036029815673828