“Avengers: Endgame” debutoi në sallat e kinemave të shumë shteteve dhe në Filipine fansat kanë qenë në radhë që në orët e para të mëngjesit.
Sipas ABS-CBN News, në kryeqytetin Manila spektatorët kanë mbajtur radhë që në 4 të mëngjesit për të parë filmin.
Para nisjes së shitjeve para kohe të biletave për “Avengers: Endgame” kërkesat ishin aq të mëdha saqë vendosën dhe një rekord.
Vetëm brenda një ore, biletat e parashitura për “Avengers: Endgame” ishin trefish më të larta se për “Avengers: Infinity War”.