Mjafton shumë pak për të kthyer një video në virale, një bebe që bën sikur flet në telefon.
Bukuroshja e vogël duket se ka mësuar duke parë mamanë e saj dhe ndryshon intonacionin dhe mimikën e fytyrës përgjatë “telefonatës”. Vogëlushja e adhurueshme është edhe shumë ekspresive me duart e saj, për atë që duket se nesër do të kthehet në një oratore të pashoqe.