Ai është jo vetëm një ndër reperat më të suksesshëm të skenës shqiptare, por së fundmi është bërë edhe babai më i ri i saj.
Majku së fundmi është bërë prind me djalin e vogël Roan, i cili ka ardhur në jetë nga marrëdhënia me modelen Majlinda Zeka. Por ndërkohë që raporti me të ende nuk është i qartë, dashuria dhe përkujdesja për Roanin e vogël nuk mungon me Majk që duket se po e shijon shumë rolin e tij të ri. Autori i shumë hiteve ndan momente të ndryshme me Roanin edhe me gjithë ndjekësit e tij në Instagram, dhe fotoja e fundit do t’ju shkrijë së qeshuri. Vogëlushi shfaqet duke parë nga kamera, pas së cilës është babi i tij, gjithë inat si një burrë i vogël. Një pamje vërtetë e adhurueshme.