Tashmë prej një muaji Besi dhe Xhensila janë prindër të një vajze, Ajkës e cila duket se ka sjellë plot ndryshime në jetën e çiftit. Krahas kënaqësisë, prindërimi ka ardhur edhe me detyrime si zgjimi nga gjumi në mesnatë për të qetësuar të qarat e fëmijës. Në këtë pikë Besi duket një baba mjaft i përkushtuar. Të paktën këtë na tregon një video me humor e postuar nga Xhensila e cila me shaka e zgjon atë papritur për t'i thënë se po qan vajza dhe ai nxitimthi ngrihet për t'i vajtur pranë. Një video që tregon shumë për anën tjetër të Besit, atë të babait model. Ndërkaq të gjithë meshkujt në pritje për t'u bërë prindër, le të mbajnë shënime.