Një fjalor aspak i përshtatshëm për një femër ekrani, ai që ka përdorur këngëtarja nga Kosova Fjolla Morina.
Kjo e fundit është acaruar me faqen e shumëpërfolur “Vipat e Bllokut” saqë nuk i ka kursyer as sharjet banale për adminët e faqes. Ndërkohë kolegia e saj, Rovena Stefa e mbështet duke ofenduar sërish këtë faqe. Kanë qenë vetë këta të fundit ata që e kanë publikuar videon e dy këngëtareve në faqen e tyre ku më pas kanë vërshuar komentet kritikuese të ndjekësve ku shumë prej të cilëve i kanë cilësuar ato edhe të dehura dhe aspak të denja për tu quajtur femra.