INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do shtyhet moratoriumi i gjuetisë?

Do shtyhet moratoriumi i gjuetisë?

Publikuar më: 19:53 04-04-2016

Ishte njoftuar më parë nga Ministri i Mjedisit që moratoriumi 2 vjeçar  për gjuetinë i cili ka skaduar në Mars, mund të shtyhet edhe për disa vite të tjera. Arsyeja është si pasojë e bilancit pozitiv të zbatimit të moratoriumit për dy vite dhe u konsiderua si një sukses i përgjithshë edhe nga grupet e të drejtave të kafshëve.

Tani qeveria po përgatitet për një ndalim më të gjatë, për 5 vite të tjera, megjithëse do të ketë një pengesë për disa muaj nga marsi në shtator përpara se shpendët dhe kafshët të përfitojnë nga rinovimi i ligjit të mbrojtjes.

Ministria e Mjedisit i tha BIRN se projektligji i ri po hartohet dhe pritet të kalojë për miratim në parlament në korrik dhe të hyjë në fuqi në fillim të vjeshtës.

Taulant Bino, që drejton Shoqërinë Orintologjike Shqiptare i tha BIRN se në muajt e fundit gjuetia e paligjshme u rrit për shkak se institucionet shtetërore vonuan fuqizimin e një moratoriumi të dytë.

Bino tha se kishte hasur personalisht gjuetarë shpendësh teksa vepronin gjatë javëve të shkuara megjithëse gjuetia e tyre ishte e ndaluar nga ligji. Megjithatë, Bino ende mirëpret idenë e një moratoriumi të dytë më të gjatë, pasi beson se i pari kishte një efekt përfitues për shpendët dhe kafshët.

Article Logic
Execution time: 0.0035948753356934