INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Do shumë b…''/ Pas Encës, NOIZY bën ‘sherr’ me Trejsi Sejdinin për këtë ARSYE!

''Do shumë b…''/ Pas Encës, NOIZY bën ‘sherr’ me Trejsi Sejdinin për këtë ARSYE!

Publikuar më: 18:38 11-10-2020

Trejsi Sejdini njihet për deklaratat e drejtpërdrejta dhe nuk kursehet asnjëherë edhe nëse këto deklarata shkaktojnë goxha debat. Teksa ishte e ftuar në emisionin e Luanës, ajo ka nxjerrë “inatin” me Encën, me të cilën ka patur një sherr të hershëm.

Trejsi tha në emision se nuk do të krijojë kurrë miqësi me këngëtaren, madje e pyetur se kush meriton një shpullë nga ajo, modelja u përgjigj me emrin e Encës.

Mirëpo për Trejsin ishin rezervuar edhe disa pyetje të tjera pikante. Një ndër to ishte se cilit prej djemve në lojë (Fero, Noizy, Seven Saraçi) do t’i bënte një kërcim erotik, modelja tha se asnjë prej tyre nuk e meritonte.

“Po ku kanë këto. Do shumë “B” ai muhabet,”-tha Trejsi.

Siç duket këtë përgjigje të reperit nuk e ka pritur mirë Noizy dhe me një kërkim të thjeshtë vumë re se ata nuk ndiqen më në Instagram.

zzz.jpg

 

Nuk e dimë nëse deklarata e fundit e Trejsit është arsyeja, apo ky “sherr” e ka zanafillën më herët, por dimë që ajo dhe Noizy kanë patur goxha afrimitet.

E themi këtë sepse e kemi parë shpesh herë Trejsin të reklamojë veshjet e Noizyt, madje nuk i kanë kursyer as komentet në Instagram.

rqt.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0029220581054688