Nuk ka dyshim që menjëhgerë pas bashkëpunimit me Don Phenom me 'Columbiana' Tayna u kthye në një fenomen të vërtetë dhe një prej repereve më të ndjekura e të dashura për publikun brenda vetëm një viti.
Duket se tani reperja do të sjellë një tjetër hit të ngjashëm me 'Columbiana', pikërisht kënga që e katapultoi në tregun shqiptar.
Përgjatë një prononcimi ekskluziv për “iconstyle.al” bukuroshja është shprehur në këtë mënyrë: “Kënga e re nuk do jetë bashkëpunim. Ka për të qenë pak a shumë si ‘Columbiana’. Do publikohet pas muajit Ramazan.”