Këngëtarja e njohur shqiptare, Bebe Rexha, ka dhënë një lajm të trishtë për ndjekësit, ku bën me dije se do t’i nënshtrohet një operacioni, pasi ka qëndruar rreth 10 ditë e sëmurë në shtëpi për shkak të infeksionit të sinusit.
Bebe ka lajmëruar dje se për shkak se infeksioni nuk ka kaluar pas kaq ditësh në gjendje shtrati në shtëpi, do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni.
“Shkova tek doktori për infeksionin e sinusit që nuk po largohet dhe më tha që më duhet t’i nënshtrohem një operacioni”, thotë Bebe.