INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do t’ju lenë pas një muaji lidhje; 3 shenjat e zodiakut që mërziten shpejt në marrëdhënie

Do t’ju lenë pas një muaji lidhje; 3 shenjat e zodiakut që mërziten shpejt në marrëdhënie

Publikuar më: 15:30 14-08-2019

Dashi

Kjo shenjë është e njohur për energjinë e saj si dhe për dëshirën që ka për të provuar gjëra të reja. Ata janë shenjë zjarri ndaj dhe në jetë duan të përjetojnë sa më shumë aventura që të jetë e mundur.

Ata nuk do të ulen me partnerin për të planifikuar se çfarë do të bëjnë në darkë. Nuk do të lodhen aspak për të planifikuar diçka, thjesht do ta bëjnë. Shpesh ata mërziten nga marrëdhëniet pasi janë shumë monotone për ta. Ndaj dhe këto të fundit me ta zgjasin shumë pak.

Binjakët

Binjakët kanë nevojë të përjetojnë eksperienca romanësh në marrëdhëniet e tyre në mënyrë që të mos mërziten dhe të mos u duket lidhja monotone.

Kjo është arsyeja pse Binjakët kanë shumë tendencë për të tradhtuar, si dhe mund të hyjnë në debate me partnerin në lidhje me atë çka duan në marrëdhënie. Gjithsesi në mënyrë që të qëndroni me një binjak për më gjatë se një muaj duhet të filloni ta bëni jetën e tyre më interesante. Në të kundërt prisni krahëhapur tradhtinë.

Shigjetari

Shigjetarin e frymëzon Jupiteri që të kërkojë aventurën dhe eksplorimet. Kjo shenjë duket se ka trashëguar nga planeti mëmë dëshirën e ndriçimit, përmes kalimit të eksperiencave të reja.

Atyre u pëlqen edhe që ta nxisin partnerin kah ndriçimit përmes eksperiencave dhe udhëtimeve. Atyre u pëlqen të udhëtojnë vetëm, por mendojnë se udhëtimi me dikë tjetër është një eksperiencë që nuk harrohet. Nëse dëshironi të kaloni kohë në lidhje me një Shigjetar duhet ta doni aventurën, po aq sa ata. Living

 

Article Logic
Execution time: 0.003695011138916