Ajo është një ndër këngëtaret më në zë të momentin dhe çdo ditë e më tepër përveç se na bën krenarë në të gjithë botën, na sjell hite pas hitesh. Suksesi i Bebe Rexhës po ecën me hapa galopanë, e ashtu si të gjithë ne, ajo ka një këngë të preferuar, por nuk është pjesë e repertorit të saj. Bëhet fjalë për këngën “So sick” të Ne-Yo, për të cilën jemi të sigurtë që të paktën një herë në jetë e kemi dëgjuar.
Bebe e ka treguar këtë në Instagram, teksa po shëtiste me makinë, ndërkohë që në sfond ka vendosur këngën “So sick” dhe ka shkruar se është e preferuara e saj e të gjitha kohërave. /intv.al/