Detective Pikachu”, aventura simpatike e ambientuar në boten e Pokémon, do të vijë në ekranin e madh në muajin maj të vitit 2019.
Në pritje të premierës, “Warner Bros.” shpërndau trailerin e ri zyrtar të projektit ku ylli kanadez Ryan Reynolds i jep zërin protagonistit Pikachu.
Në video, Pikachu, i cili ka humbur kujtesën, tregon se ka ndjekur të dhënën e vetme që e ka çuar tek djali i ish-partnerit të punës, detektivi Harry.
Traileri tregon dy hetues të rëndësishëm, në një moment ku pokemonët jetojnë në harmoni me njerëzit.