INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Do ta fshijmë Izraelin nga faqja e dheut”

“Do ta fshijmë Izraelin nga faqja e dheut”

Publikuar më: 08:54 10-03-2016

Irani hodhi dy raketa të reja me mbishkrimin “Izraeli do të zhduket nga faqja e dheut”.

Mbishkrimi në hebraisht në trupin e raketave vjen si një tjetër sfidë ndaj kritikave për testimet e raketave balistike.

Sipas “Daily Mail”, raketat u testuan në vargmalin Alborz, si një shfaqje force kundër vizitës së zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, në Izrael.

Pamjet e publikuara në televizionin shtetëror shfaqin dy raketat “Qadr” të lëshuara nga veriu i Iranit, e që goditën rreth 1400 km më larg. Testimet e së martës shkaktuan irritimin e SHBA-ve dhe kërcënimin prej tyre për vendosjen e sanksioneve të reja.

“Arsyeja përse i kemi krijuar këto raketa me një rreze veprimi prej 2.000 km, është pikërisht krijimi i mundësisë për të goditur armikun tonë, regjimin zionist, nga një distancë e sigurtë”, tha gjeneral-brigade Amir Ali Hajizadeh, i cituar nga agjencia e lajmeve “ISNA”. Pika më e afërt e Iranit me Izraelin është pikërisht 1.000 km larg Tel Avivit dhe Jerusalemit.

Administrata “Obama” është në dijeni të plotë mbi testimet e fundit, thonë zyrtarët amerikanë. “Ashtu sikurse edhe për raportimet e kaluara të testimit të raketave, do të studiojmë këto të fundit dhe do të ndërmarrim përgjigjen e duhur, si në Kombet e Bashkuara, ashtu edhe përgjigje të njëanshme sipas rastit”, tha një zyrtar i lartë i administratës, i cili nuk ka pranuar të identifikohet.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038161277770996